Një shqiptare do të ndaj drejtësi në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-19 për vajza

16:46 | 22 Korrik 2024
D.H

Kampionati Evropian U-19 për vajza që po zhvillohet në  Lituani ka mbërritur në momenti kulminant ku të mërkurën do të mësohen dy finalistët e kësaj gare.

Angli – Spanjë dhe Holandë – Francë janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Europiani U-19 për vajza, teksa UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtaret e ndeshjes për dy sfidat, përcjell Arbresh.info.

Drejtësi në takimin Holandë – Francë do të vendosë gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta.

Asistentet e saj do të jenë Fie Bruun dhe Giulia Tempestilli.

Ndërsa në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperotti.

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta ka gjykuar disa ndeshje në arenën europiane ku vlen për t’u veçuar takimi SL Benfica W – Barcelona W, në UEFA Women’s Champions League si edhe ndeshja Zvicër – Hungari, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatin Europian për vajza.

Ndërsa të mërkurën për herë të parë do të vendosë drejtësi në një sfidë gjysmëfinale ku do përcaktohet finalisti i Kampionatit Europian U-19 për vajza.

Gjysmëfinalja Holandë – Francë e vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza do të luhet të mërkurën më datë 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.

Të ngjashme