Matematika nuk e thotë ende, por titulli i radhës i Ligës së Parë të Maqedonisë është vendosur prej kohësh.
Shkëndija mposhti në shtëpi Vardarin e Shkupit në kryendeshjen e javës së 28-të të kampionatit maqedonas.
Ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 2-3. Ibrahimi kaloi të parët në avantazh kuqezinjtë tetovarë, por Kolevski për Vardarin barazoi në minutat e fundit të pjesës së parë.
Pjesa e dytë nis me një gol të shpejtë për vendasit, kur Blazevski shënon nga pika e bardhë e penalltisë, raporton TCH. 5 minuta më vonë, Ibraimi gjen golin e dytë personal dhe atë të barazimit ndërsa në minutën e 59-të, Musliu vulos gjithçka.
Shkëndija ka dominuar në këtë sezon ligën elitare maqedonase dhe këtë e provojnë edhe pikët në tabelën e renditjes. Kuqezinjtë kanë plot 72 pikë, 23 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari.
Pas kësaj fitoreje, Shkëndisë i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampione edhe zyrtarisht
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja