Futbolli është rikthyer dhe shumica e kampionateve të mëdha evropiane këtë javë e kanë nisur sezonin e ri në ligat e tyre.
Në fushë me klubet e tyre kanë zbritur edhe disa futbollistë që e përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Paraqitjet e tyre kanë lënë gjurmë të mëdha duke veçuar performancën e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi i cili i shënoi gol Real Madridit dhe u shpall njeriu i ndeshjes.
Muriqi realizoi gol në minutën e 53-të për të barazuar ndeshjen dhe në fund me këtë gol Mallorca mori një barazim në ndeshjen hapëse të La Ligas ndaj kampionit aktual të Spanjës.
Paraqitje fenomenale pati edhe Milot Rashica në Turqi me fitoren që e arriti skuadra e tij ndaj Antalyasporit me rezultat 4-2.
Anësori dardan asistoi dy herë në këtë ndeshje, fillimisht në golin e parë të realizuar nga Ciro Immobile, kurse shërbimin e dytë e bëri në golin e tretë të realizuar nga Rafa Silva.
Në këtë ndeshje vlen të theksohet edhe goli i Ernest Muçi, futbollisti i kombëtares së Shqipërisë që shënoi në minutën e pestë shtesë, vetëm shtatë minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Në Kupën e Gjermanisë me skuadrën e tij Augsburgun shkëlqeu edhe lojtari më i ri dardan, Elvis Rexhbecaj.
Ai arriti të shënoj gol në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 4-1 në ndeshjen e rrethit të 1/32 së Kupës në Gjermani ndaj Viktorias së Berlinit.
Gol shënoi edhe Albin Berisha në debutimin e tij për Hansa Rostock në Kupën e Gjermanisë ndaj gjigandit Hertha Berlin.
Mirëpo goli i tij ishte i pamjaftueshëm pasi skuadra e tij u mposht 5-1.
Bersant Celina ishte tjetër futbollist që realizoi gol me skuadrën e tij AIK Stockholm në fitoren 2-0 ndaj Djurgarden.
Po ashtu performancë të mirë bëri edhe Muharrem Jahsari në Ukrainë me LNZ Cherkasy në fitoren 3-1 ndaj Rukh Lviv.
Ndërkohë anipse nuk arriti të shënoj apo asistoi Mërgim Vojvoda pati performancë të mirë në barazimin e Torinos ndaj Milanit.
Paraqitje të zbehtë bëri Amir Rrahmanin në humbjen e Napolit 3-0 ndaj Hellas Veronas.
Teksa për shak të suspendimit në ndeshjen hapëse të Ligue 1 të Lillet mungoi ylli dardan, Edon Zhegorva.
Leart Paqarada luajti 83 minuta në fitoren e Kolnin ndaj Sandhausen në kuadër të Kupës së Gjermanisë, kurse për 90 minuta ishte në fushë Fidan Aliti në humbjen e skuadrës së tij Alanyaspor ndaj Basaksehirit 4-2.
Mesfushori kosovar, Florent Muslija luajti si zëvendësues në fitoren e Freiburgut ndaj Osnabruck 4-0.//Arbresh.info
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës