Ukraina e eliminoi Suedinë nga 1/8 e finales së Euro 2020 me rezultat 2-1.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, duke bërë që takimi të shkonte në vazhdime.
Ukrainasit ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënuar me anë të Oleksandr Zinchenko në minutën e 27-të, që u asistua nga Yarmalenko.
Por, suedezët i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Emil Forsberg, e portieri Georgi Buschan nuk pati çfarë të bënte aty.
Në vazhdime, Ukraina ishte më kërkuese dhe arriti të rikthente epërsinë me anë të Artem Dovbyk, e Zinchenko ishte në rolin e asistuesit.
Pas përfundimit të takimit, për mbështetjen e madhe të tifozëve, lojtarët ukrainas shkuan të festonin me ta dhe t’i falënderonin me një koreografi që është e parë, por e performuar për mrekulli nga triumfuesit e mbrëmjes së të martës.
Amazing scenes at the end of the game. Zinchenko, the rest of the Ukraine players and coach Andriy Shevchenko all gathered to celebrate with the Ukraine fans in the stand by doing the slow hand clap ??#UKR #EURO2020 pic.twitter.com/wF1yrhuEXd
— Bryan Hernandez ? (@realbryhrndz) June 29, 2021
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...