Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, do të marrë pjesë në prezantimin e Xavi Hernandez si trajneri i ri i Barcelonës.
Xavi i cili dikur ishte nën urdhërat e Guardiolës, po shihet si zëvendësuesi i përsosur për Ronald Koeman i cili u shkarkuar javën e kaluar.
Siç raporton “AS”, Xavi do të marrë pjesë në një fotosesion dhe një konferencë për shtyp të hënën i shoqëruar nga presidenti i klubit, Joan Laporta, ku në këtë event do të marrin pjesë disa personalitete të njohura të lidhura me klubin.
Përveç Guardiolës, në këtë event do të jenë të pranishëm edhe kapitenët aktual të Barcelonës dhe ish-shokët e Xavit, Gerard Pique, Sergi Roberto, ndonëse Jordi Alba dhe Sergio Busquets nuk do të mund të marrin pjesë pasi janë në grumbullim me kombëtaren.
Guardiola kishte shprehur besimin e tij në aftësinë e ish-lojtarit të tij, duke e mbështetur atë për të bërë mirë në selin e nxehtë të Barçës.
“Unë thashë se nuk fola me të, por nëse më në fund bihet dakord atëherë sigurisht urime më të mirë. Jam shumë i sigurt se ai do të bëjë një punë të mirë”, tha tekniku I Manchester Cityt për “Marca”.
Xavi, i cili përfundoi karrierën e tij te Barcelona në vitin 2015, u transferua në klubin e Katarit, Al Sadd dhe vazhdoi edhe për katër vite tjera si lojtar, për tu bërë pastaj trajner në vitin 2019./Arbresh.info
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...