Manchester City është duke kaluar një moment shumë negativ, me skuadrën e Pep Guardiolës që u mund në sfidën e fundit në kampionat, me rezultatin 1-0 nga Aston Villa.
Kampionët në fuqi të Anglisë dhe Champions League nuk kanë fituar asnjë ndeshje në kampionat në katër javët e fundit, por kanë marrë tre barazime ndaj Chelsea-t, Liverpool-it dhe Tottenham-t dhe janë mundur nga Aston Villa.
Ndërsa suksesi i fundit në Premier League daton më 4 nëntor kundër Bournemouth.
Duke analizuar situatën e skuadrës së tij dy ditë para ndeshjes kundër Luton-it, trajneri Pep Guardiola theksoi se kur fiton je më i miri, ndërsa në skenarin e kundërt thonë direkt që je në krizë.
“Kur fiton je më i miri në botë, kur nuk fiton është krizë. Është gjithmonë e ekzagjeruar“- tha Guardiola.
Ndërsa më tej aludon sesi lojtarët në këtë periudhë janë ndjerë të përkëdhelur si kafshë shtëpiake.
“Për një kohë të gjatë jetuam si mace dhe e dinim se sa të mirë ishim. Rezultatet e këqija na ndihmojnë të kuptojmë se sa e vështirë ishte të bënim atë që bëmë. Tifozët dhe mediet thonë: ‘O Zot, ata po humbasin’. Janë katër ndeshje, mund të jenë pesë-gjashtë, mund të ndodhë. Kundërshtarët bëjnë gjithnjë e më shumë, vit pas viti. E shoh urinë dhe lojtarët duhet të kuptojnë se kundërshtarët e tyre janë përmirësuar shumë”-deklaroi kreu i stolit të City-t./ss
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...