Luis Enrique është emëruar trajner i Spanjës pas Kampionatit Botëror 2018 dhe ka pasur një fillim të shkëlqyer duke fituar pesë nga shtatë ndeshjet e para.
Por, ai zyrtarisht hoqi dorë nga pozita në qershor të këtij viti duke cituar arsyet personale, transmeton portali arbresh.info.
Këto arsye rezultuan të jenë në lidhje me shëndetin e vajzës së tij Xanas, e cila ishte duke luftuar kancerin në asht.
Në formë tragjike, Xana ndërroi jetë më 29 gusht në moshën 29 vjeçare.
Ngushëllime nga e gjithë bota e futbollit u ofruan për Enriquen dhe gruan e tij Elenan menjëherë pasi doli lajmi.
Robert Morena, i cili mori detyrën si trajner i Spanjës pas dorëheqjes së Enriques, menjëherë njoftoi se do të ipte dorëheqje në rast se ish trajneri i Barcelonës dëshiron të rikthehet.
Në respekt të tij, Spanja dhe Rumania kanë mbajtur një minutë heshtje para ndeshjes në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020.
Megjithatë, në formë tronditëse tifozët e Rumanisë nuk e respektuan këtë duke vendosur të krijojnë zhurma dhe brohoritje./arbesh.info/
Në videon më poshtë mund të shikoni këtë moment:
https://twitter.com/GrimandiTweets_/status/1169691728670011395
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...