Ndeshja me Romën lë pasojë në radhët e Juventus. Klubi bardhezi nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëri të ditur se është lënduar Danilo.
Kapiteni vuan një dëmtim në tendinën e bicepsit femoral dhe për pasojë është i detyruar të stopojë për një periudhë nga 10 deri në 15 ditë.
E sigurt është se braziliani do të humbasë ndeshjen e fundjavës ndaj Salernitanës ndërsa në dyshim mbetet pjesëmarrja e tij si titullar në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës më datë 15 maj.
Para këtij fati të keq, trajneri Massimiliano Allegri po mendon t’i dhurojë debutimin me fanellën bardhezi, mbrojtësi të afruar në janar nga Lille, Tiago Djalo.
Ky i fundit vinte nga një dëmtim i rëndë në gju, mirëpo tashmë duket se është gati për të treguar veten me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Në rast aktivizimi të 24-vjeçarit portugez, atëherë Allegri mund të mendojë edhe për një ndryshim të skemës duke u kthyer me katër në mbrojtje. Megjithatë, ky plan është ende për t’u studiuar dhe Allegri ka gati edhe opsionin Rugani për të vazhduar me idenë e tij për të aktivizuar tre lojtarë në mbrojtje./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...