Në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Federata Shqiptare e Sportit Universitar (FSHSU) dhe homologia e saj në Kosovë (FSUK), kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për gjallërimin e jetës sportive universitare në Shqipëri dhe Kosovë.
Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i FSHSU-së, Besnik Veliu dhe presidenti i FSUK-së, Musa Selimi.
Në fjalën e tij përshëndetëse Veliu e cilësoi marrëveshjen historike për integrimin e studentëve në sportin universitar dhe të rëndësishme për ndërgjegjësimin e insitucioneve respektive në këtë fushë.
“Ende pa u mbushur dy vite nga krijimi i Federatave tona, Shqipëria ka fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian Universitar të Futbollit, ndërsa Kosova Kampionatin Botëror Universitar në Hendboll”, u shpreh ndër të tjera ai.
Presidenti i FSUK-së, Musa Selimi pasi falenderoi Universitetin e Durrësit për mikpritjen e ngrohtë, tha se “bashkëpunimi sportiv mes dy vendeve tona ka qenë një ëndërr e kahershme që po bëhet realitet.”
“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta universitare, ne përcjellim mesazhin e organizmit të përbashkët edhe të ligave më të mëdha”, theksoi ai.
Sipas marrëveshjes, Federatat do të bashkëpunojnë për organizimin e veprimtarive të përbashkëta sportive studentore të arsimit të lartë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me vëmendje të veçantë në Kampionatet Kombëtare Universitare.
Po ashtu palët u zotuan për të përfaqësuar denjësisht sportin universitar në Shqipëri e Kosovë në aktivitetet ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Sportit Universitar (FISU), Shoqata Europiane e Sportit Universitar (EUSA), etj.
Rëndësi iu kushtua edhe kërkimit shkencor, me synim hartimin cilësor të programeve të sportit universitar, si dhe zhvillimin e formave të reja sportive në Shqipëri dhe Kosovë përmes aplikimit të praktikave më të mira ndëkombëtare.
Të dyja Federatat kanë si qëllim aktivizimin fizik të studentëve si element të rëndësishëm për garantimin e shëndetit psiko-fizik të tyre, largimin nga veset, motivimin si dhe zhvillimin e kulturës sportive në vend.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?