Një klub nga Arabia Saudite thuhet se është i interesuar t’i ofrojë një kontratë të madhe financiare sulmuesit Lautaro Martinezit në një përpjekje për ta joshur atë të largohet nga Interi.
Sipas gazetarit Cesar Luis Merlo nga TyC Sports, një skuadër saudite e paidentifikuar është e përgatitur t’i ofrojë El Toros një marrëveshje katërvjeçare.
Sauditët i ofrojnë Lautaro një pagë me vlerë 60 milionë euro neto në sezon apo 240 milionë euro gjatë gjithë gjatësisë së kontratës së sugjeruar.
Sipas Calciomercato.com, Martinez aktualisht fiton rreth 6 milionë euro në sezon, që do të thotë se oferta e përfolur saudite do të rriste pagën e tij vjetore dhjetëfish.
Raportet e bëjnë të qartë se Martinez nuk ka dhënë miratimin e tij për interesin e raportuar në asnjë mënyrë dhe se Interi nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare.
Mediumi Calciomercato përsërit se Martinez konsiderohet të jetë i paprekshëm nga drejtuesit e Interit dhe një pjesë shumë e rëndësishme e planeve të Simone Inzaghit për sezonin 2023/24.
Gazeta italiane gjithashtu pretendon se Martinez është vendosur të vazhdojë në Evropë për momentin. /Telegrafi/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?