Sassuolo është e interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e Barcelonës, Marlon.
Braziliani ishte afër transferimit te Newcastle në ditën e fundit të merkatos, por ‘Magpies’ dështuan për të arritur një marrëveshje në kohë para se të mbyllej merkato, transmeton portali arbresh.info.
Marlon vazhdon të jetë në dispozicion në merkato dhe mund të largohet nga klubi në Camp Nou në formë huazimi.
Sassuolo është e interesuar për të nënshkruar me talentin në qendër mbrojtje.
Klubi ka konfirmuar se ata kanë kthyer sytë nga lojtari, megjithëse sipas raporteve nga mediat italiane, Neroverdi nuk është klubi i vetëm që është duke e monitoruar atë.
Galatasaray besohet gjithashtu të jetë duke kërkuar shërbimet e lojtarit./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit