Një francez do të ndaj drejtësinë në finalen e madhe të Euro 2024

13:06 | 11 Korrik 2024
D.H

Komiteti i gjyqtarëve të UEFA-s ka përcaktuar gjyqtarët për ndeshjen finale të Euro 2024 ndërmjet Anglisë dhe Spanjës.

Kjo ndeshje do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa UEFA ia ka besuar ndarjen e drejtësisë francezit Francois Letexier me ndihmësit francezë, Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa Szymon Marciniak (Poloni) do të jetë gjyqtari i katërt.

35-vjeçari francez, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2017, ka gjykuar tashmë në 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij.

Në Euro 2024, ai drejtoi tre ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë në Munich.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme