Hannes Halldorsson ka qenë hero i islandezëve në ndeshjen debutuese në Kampionatin Botëror.
Portieri islandez ka arritur t’i presë penalltinë njërit nga futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave Lionel Messit.
34-vjeçari e bëri realitet një ëndërr të madhe të tijen për të luajtur në Kupën e Botës me Islandën dhe për më tepër të kontribuojë për fitimin e një pike.
“Ka qenë ëndërr e imja për të luajtur në një Kupë të Botës dhe tani ajo është bërë realitet”.
“Për të pritur një penallti në Kampionatin Botëror ndaj futbollistit më të mirë në botë është diçka fantastike, pasi edhe fituam një pikë”, deklaroi Halldorsson për FIFA.
Numri një i Islandës foli edhe për sekretin e pritjes së penalltisë përballë Lionel Messit.
“I kisha studiuar penalltitë e Messit pasi mendoja se një gjë e tillë mund të ndodhte. I kamë parë me kujdes të madh penalltitë e ekzekutuara nga ai dhe isha i bindur se do të godiste në atë këndë”, tha Halldorsson.
Pas pikës së parë të fituar ndaj një kundërshtari të fuqishëm si Argjentina, Halldrosson është shndërruar në një idhull të islandezëve.
Ndeshjen e ardhshme në kuadër të Grupit D, Islanda do ta luaj përballë Nigerisë. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...