Google ADS

Një biznesmen rus dëshiron ta blejë Arsenalin

07:47 | 22 Maj 2017
Arbresh.info

Biznesmeni rus me origjinë nga Uzbekistani, Alisher Usmanov, ka ofruar një miliard paund për të marrë nën pronësi shumicën e aksioneve të klubit anglez të futbollit Arsenal.

Siç raportojnë nga mediat britanike, Usmanov (63), i cili aktualisht zotëron 30 për qind të aksioneve në Arsenal, ka ofruar biznesmenit amerikan Stan Kroenkeu madje një miliard paund për tu bërë pronar i shumicës së aksioneve të “topçinjve”.

Më tej theksohet se Kroenke, i cili që nga viti 2007 ka shumicën e aksioneve në Arsenal, nuk është i interesuar për ofertën e Usmanov-it.

Përveç pasigurisë për aksionet e Arsenalit këto ditë në klubin anglez është e pasigurt edhe e ardhmja e trajnerit Arsene Wenger, pasi topçinjtë kanë mundësin që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në këtë mijëvjeçar.

Wenger ka drejtuar Arsenalin që nga viti 1997.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme