“Puna e palodhshme, gjithmonë shpërblehet një ditë”, këtë thënie e kemi dëgjuar shumë shpesh.
Një punë të palodhur e ka bërë edhe kryesia e klubit FC Ferizaj sezonin e kaluar për të arritur objektivat e tyre në menyrë që të inkuadrohen në Superligën e Kosovës në futboll në këtë sezon.
Në fundin e sezonit e kaluar kjo punë u shpërblye, andaj Ferizaji u inkuadrua në Superligë duke u shpallur kampion i Ligës së Parë në grupin B.
Ndërsa tani kryesia ka vazhduar punën dhe po synon suksese të reja në elitën e futbollit kosovar.
Ferizaji nisi sezonin në mënyrë mjaft të mirë duke arkëtuar katër pikë në dy ndeshjet e para.
Fillimisht skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi, ku edhe mposhtën Feronikelin ’74 në xhiron hapëse të Superligës së Kosovës me rezultat 2-1, ndërsa fundjavën që lamë pas luajtën baras me Malishevën 1-1.
Në një intervistë për Arbresh.info, drejtori sportiv i klubit të FC Ferizaj, Genc Hyseni, tregon synimet e klubit për sezonin e ri, investimet gjatë merkato-s si dhe ambiciet e klubit.
Ecuria e mirë në dy javët e para assesi nuk i jep komoditet Hysenit i cili thotë se do të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe nëse u ipet mundësia do të luftojnë për top katërshe, mirëpo synimi i tyre i vetëm këtë sezon është mbetja në Superligë.
“Ne jemi një skuadër në ndërtim e sipër ambiciet tona janë këtë vit mbetja në Superligë kemi projekt serioz investimet tona nuk janë të mëdha tani për tani në skuadër si ekipet tjera në Superligë që shpenzojnë shumë, jemi skuadër me moshën mesatare 22-23 vjet ne do të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe gjithmonë nëse na ipet mundësia do të kërkojmë dhe 4 vendet lart”, thotë drejtori sportiv i Ferizajit.
Më tutje ai shton se është duke u punuar çdo ditë nga të gjithë që skuadra të jetë sa më e motivuar dhe të fitojë mentalitetin e fituesit që sipas tij Ferizajit i ka munguar gjithmonë.
“Sipas investimeve që i kemi bo në ekip, kemi investuar në lojtar me perspektiv këtë vit jemi për mbijetesë normal do ta shohim ekipin gjatë rrugës nëse na ipet mundësia pse mos të provojmë dhe të luajmë në Evropë por që do të jetë e vështirë, çdo ditë po punojmë që ta motivojmë ekipin sa më shumë të krijojmë mentalitet fituesi Ferizajit i ka munguar gjithmonë”, potencoi Hyseni.
Bardhekaltrit ishin shumë aktiv në merkato duke e bërë verën më të nxehtë.
Madje transferimet vazhduan edhe pasi filloi kampionati, ku transferuan dy lojtarë, sulmuesin Abdeen Temitope Abdul dhe mesfushorin me tipare sulmuese, Marko Musuli.
Hyseni foli edhe për këta lojtarë dhe ambientimin e tyre të shpejtë në klub.
“Ne si qytet dhe si klub jemi shumë mikpritës, lojtarët e ri ambientohen shpejt ne çdo dit po e shohim skuadrën se ku duhet te përforcohemi. Jemi në kërkim edhe të një qendërmbrojtësi mendoj qe atëherë do te kompletohemi”, shtoi Hyseni.
Ferizajin këtë fundjavë e pret një sfidë e vështirë ndaj skuadrës së Prishtinës e cila ende nuk e ka shijuar fitoren e parë këtë edicion të ri të Superligës së Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 16:00 në stadiumin me bari sintetik në qytetin e Ferizajit.
Nga ndeshja në ndeshje Superliga po bëhet mjaftë interesante, pas dy xhirove katër skuadra, Llapi, Ballkani, Suhareka dhe Ferizaji kanë nga katër pikë.
Kurse Gjilani është pas tyre me dy pikë, Malisheva është e gjashta me një pikë aq sa ka edhe Prishtina që është e shtata, kurse Feronnikeli e Dukagjini janë pa pikë pas dy xhirove.
Ndërsa, Drita është skuadra jetër që është pa pikë por që ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në Superligë për arsye të ndeshjeve në kualifikuese për UEFA Conference League./Arbresh.info
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...