Nën moton ‘shtrëngoni rripat’, Trepça dje paralajmëroi rikthimin e fuqishëm në majat e futbollit kosovar.
Teksa gjatë ditës së sotme, skuadra nga Mitrovica ka filluar të riorganizojë skuadrën, shkruan Arbresh.info.
‘Xehetarët’ disa minuta më parë zyrtarizuan Rafet Prekazin si drejtor sportiv të klubit.
Prekazi ka një karrierë të gjatë në futbollin kosovar, ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Gjilanit dy vite më parë.
Përveç drejtorit sportiv, mitrovicasit shumë shpejtë priten të marrin në skuadër edhe lojtar me përspektiv që si synim fillimisht kanë rikthimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Trepça është një nga skuadrat më të vjetra në Kosovë, mirëpo mungesa financiare, gjithashtu një tjetër ‘minus’ i ‘minatorëve’ ka qenë dhe vazhdon të jetë së janë pa kulm mbi kokë.
Stadiumi ‘Adem Jashari’ tash e disa kohë është jashtë funksionit dhe nuk ka mundur të mirëpresë as edhe një ndeshje të xehetarëve.
Mirëpo renovimi i tij sipas FFK-së, ka filluar dhe pritet të jetë gati shumë shpejtë.
Trepça do të synojë të inkuadrohet në elitën e futbollit kosovar, nëntë vitesh.
Për herë të fundit skuadra nga Mitrovica ka garuar në Superligën e Kosovës në futboll në sezonin 2016/17, ku ka përfunduar në pozitën e 11-të, atëbotë për të mos u kthyer më deri më tani në elitë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...