Gianni Infantino ka vendosur që të bëjë realitet dëshirën e tij për të zhvilluar Kampionatin Botëror çdo dy vite dhe hapin e parë e ka hedhur sot, duke marrë një “OK” nga konfederata e cila ka numrin më të madh të votave në Asamblenë e saj ku do të votohet propozimi.
Konfederata Afrikanë (CAF), ka votuar në unanimitet pro propozimit të Infantinos që Botërori të zhvillohet çdo dy vite gjatë Asamblesë së sotme, duke i hapur kështu rrugën presidentit të FIFA-s që të bëjë hapin e radhës dhe të kërkojë votën edhe nga konfederatat e tjera.
Afrika ka 56 nga 211 votat e Asamblesë së FIFA-s, një të katërtat e saj e kësisoj ka peshë të madhe.
Ndërkohë, UEFA me 55 vota dhe CONMEBOL me 10 vota, janë kundër propozimit dhe kanë bërë të ditur se mund të bojkotojnë aktivitetin.
“Ata që kundërshtojnë janë ata që kanë pushtetin, ndodh në të gjithë sektorët. Kur bëhen reforma, ata që janë në krye i refuzojnë pasi kanë frikë se drejtimi i tyre do të vihet në diskutim. Nuk mund të mbyllin derën, duhet të japim shpresë. Duhet t’i japim më shumë mundësi futbollit afrikan që të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare”, ishin fjalët e Infantinos pas këtij votimi, një thumbim i qartë për UEFA-n dhe presidentin e saj Çeferin.
BBC: Aventura e papërsëritshme në lumin e egër të Shqipërisë
Eskalojnë protestat në Tbilisi, 44 të plagosur përfshirë 21 ...
Vullneti shpërthen ndaj Kevinit, pas vendimit për të hequr 1...
Simptomat që mund të tregojnë mungesën e hekurit
Xheneta le me gojë hapur të gjithë: Nëse ma sjellni edhe mu ...
Pse ju dhemb gjuri dhe kyçet në këtë periudhë, a ndikon vërt...