Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet zyrtarit të saj për integritet të garave, Gazmend Bojniku ka vazhduar me ciklin e ri të seminareve që kanë për qëllim ndërgjegjësimin dhe luftimin e dukurive negative siç është trukimi (kurdisja) e ndeshjeve në futboll.
Të rikujtojmë se seminaret e tilla janë pjesë e planprogramit të UEFA-së dhe secila federatë anëtare e saj është e obliguar të organizojë seminare ndërgjegjësimi së paku një herë në vit me të gjitha nivelet dhe kategoritë. Seminaret tashmë janë mbajtur në Prishtinë me grupmoshat e reja; U13, U15 dhe U17. Derisa në ditët në vazhdim do të organizohen seminaret edhe në Rajonet tjera me grup moshat sipërshënuar.
Gjatë këtyre seminareve zyrtari i FFK-së për integritet të garave ka ligjëruar para pjesëmarrësve për mënyrën se si duhet të veprojnë në rast se përballen me njerëz që synojnë trukimin e ndeshjeve, si dhe për zbulimin e disa rasteve kur kanë qenë të përfshirë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët e klubeve, përcjell arbresh.info.
Pjesëmarrësit e këtyre seminareve kanë ndjekur nëpërmjet video projektorit disa shembuj të ndryshëm që lidhën me trukimin e ndeshjeve, derisa më pas pjesëmarrësit janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë përgjigjet në pyetësorin e krijuar nga UEFA dhe FFK.
Po ashtu të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me fletushkën e re, e cila është hartuar bashkarishtë me zyrtarët profesional të UEFA-së, që përmban informacione koncize, duke përçuar porosi të qarta në lidhje me parandalimin dhe luftimin e trukimit të ndeshjeve.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...