Google ADS

Nipi i Adem Jasharit feston golin tek Prishtina me nderime për UÇK “Sërish vjen marsi”

15:33 | 6 Mars 2024
KRG

FC Prishtina arriti fitore ndaj Trepçës 89’ në çerekfinalen e Kupës së Kosovës me rezultat 5-1.

Golin e fundit për skuadrën e kryeqytetit e shënoi Igball Jashairi i cili është edhe paraardhës i familjes së komandanti legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, shkruan Arbresh.info.

Igballi festoj golin duke shpalosur një fanellë që morri nga banka e rezervistëve  e cila kishte ngjyra ushtarake dhe në të ishte vendosur logoja e Epopesë së UÇK-së, me fytyrat e Shaban Hamëz dhe Adem Jasharit.

Kjo padyshim që është njëra ndër golat që do të jetë pjesë e madhe në kujtesën e tij, ku edhe sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së. /Arbresh.info/

Të ngjashme