Bayern Munich pritet që në ditët në vazhdim të sjell përforcime të reja duke pasur parasysh se ka vetëm 17 futbollistë në dispozicion trajneri Niko Kovac.
Sipas të përditshmes gjermane, BILD, drejtori sportiv i klubit gjerman, Hasan Salihamidzic sot gjendet në Paris për të bërë përpjekje që të transferoj Juliana Draxlerin e PSG-së si dhe Nicolas Pepen e Lilles.
Por, bavarezët kërkojnë të përforcohen edhe me lojtarë të tjerë në reparte të ndryshme pas largimit të Matt Hummels, Arjen Robben, Franck Riberys si dhe Rafinhas.
Në listën e strategut kroat janë edhe Mario Mandzukic (Juventus), Ivan Perisic (Inter), si dhe dyshja e Borussia Monchengladbachut, Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme kampionët gjerman kanë transferuar edhe sulmuesin shqiptar, Leon Dajakut, i cili kaloi në radhët e rekordmeister nga Stuttgarti.
Ndryshe, Bayerni në sezonin e kaluar ka dështuar në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar nga Liverpooli, i cili më pas fitoi titullin e kampionit. /Telegrafi/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...