Gjatë ditës së sotme, Feronikeli ’74 ka njoftuar se është tërhequr nga garat.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ata kanë njoftuar largimin si dhe u kanë bërë thirrje prokurorisë që të nisin hetimet ndaj gjyqtarëve, shkruan Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Pas këtij lajmi skuadra e parë që ka reaguar është kampioni i Kosovës në fuqi, Ballkani.
LEXO EDHE:
Reagon Ballkani pas tërheqjes së Feronikelit ’74 nga garat, ka një apel për FFK-në
Menjëherë pas suharekasve kanë reaguar edhe Llapi, me të njëjtën arsyeje që referimi të jetë në nivel dhe kampioni të shkojë sa më mirë dhe korrekt.
“Megjithatë, shqetësimi ynë ka qenë përherë konsistent: ne kërkojmë që gjërat në referim të rregullohen dhe kampionati të jetë sa më i drejtë dhe korrekt. Në një ndeshje të para dy javëve, pësuam një gol të parregullt që u anashkalua nga zyrtarët e ndeshjes, ndërsa gjyqtarët nuk u penalizuan për gabimin e bërë. Madje, disa nga gjyqtarët e përfshirë u vlerësuan me notën më të lartë. Për ne, nuk ka rëndësi kush dëmtohet apo favorizohet, por ky proces dëmton imazhin e futbollit kosovar”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Llapit.
Kujtojmë se FFK-ja ende nuk ka reaguar sa i përket cështje dhe mbetet të shihet nëse edhe skuadrat tjera nga Superliga do të kenë një qëndrim sa i përket situatës së largimit të Niklit nga garat./Arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...