Google ADS

Nike zbulon që Ronaldo do ta fitoj Topin e Artë

14:11 | 6 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Nike ka lënë të kuptohet që Cristiano Ronaldo do ta barazojë Lionel Messin për nga numri i Topave të Artë të fituar (5).

Gjiganti  i veshmbathjeve sportive ka publikuar një set të ri të atleteve CR7 para njoftimit të madh që do të bëhet nesër, transmeton portali arbresh.info.

Te një palë atlete madje shkruan “triumfi i pestë” nëse e përkthejmë nga gjuha portugeze.

Ato kanë ngjyrë të bardhë dhe ari, vitet në të cilat sulmuesi Cristiano Ronaldo ka fituar Topin e Artë – 2008, 2013, 2014, 2016 – si dhe vitin 2017 mbi gjithë numrat.

Gazeta franceze ‘France Football’ do ta emëroj fituesin e çmimit të lakmuar këtë vit.

32-vjeçari besohet se do ta pranoj çmimin mbi Kullën e Eifel./arbresh.info/

Me publikimin e atletëve të reja, Nike ka lënë të kuptohet se kush është fituesi i ardhshëm i Topit të Artë
‘Quinto Triunfo’ nëse përkthehet nga gjuha portugeze do të thotë “triumfi i pestë”

Të ngjashme