Portieri i Flamurtarit, Ardit Nika ka konfirmuar se kërkohet nga disa skuadra.
Nika ishte titullar te Flamurtari gjatë edicionit 2019/20 duke bërë disa super paraqitje, por skuadra ra nga Superliga në xhiron e fundit duke u mposhtur nga Gjilani.
Ai gjatë një prononcimi për arbresh.info, tha se gjithçka ishte mirë derisa pandemia e koronavirusit e ndryshojë tërë situatën.
“Gjithçka ishte shumë mirë deri në momentet e koronavirusit, e cila ndryshoi tërë kampionatin. Kishte ndeshje shumë të bukura me plotë momente të mira”, u shpreh fillimisht Nika.
Tutje, Nika theksoi se dëshiron të jetë në ndonjë skuadër të Superligës, kurse synimi mbetet të jetë në portën e ndonjë skuadër evropiane.
“Synimet e mia janë që të mbrojë të ndonjë klub i Superligës dhe me pastaj të shohim për ndonjë ofertë jashtë Kosovës”, vazhdoi ai.
Në fund i pyetur nëse do mbetet te Flamurtari, apo do largohet, Nika deklaroi se ende s’ka biseduar me klubin, kurse kërkohet nga tri skuadra.
“Ende s’kemi biseduar, por për çdo gjë do t’iu informojë. Ka dy ose tri skuadra të interesuara, por ende nuk ka asgjë konkrete”, përfundoi ai.
Brenda një kohë të shkurtër mbetet të shihet vendimi kryesor i ‘gardianit’ të Flamurtarit./E.Bytyqi./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...