Kombëtarja e Nigerisë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Islandës në Volgograd Arena me rezultat 2-1.
Dueli i dy skuadrave me mbrojtje të fortë ishte përcaktuese për Grupin D.
Nigeria që pësoi humbje në ndeshjen e parë kishe obligim fitoren, kurse Islanda ëndërroi për një fitore të madhe.
Pjesa e parë kaloi me lojë të baraspeshuar, ku dominim në posedim patën nigerianët, por islandezët u shfaqën të rrezikshëm në kundërsulme.
Në pjesën e dytë u inkuadrua Ebuehi dhe afrikanët krijuan qasje më ofensive duke gjetur edhe golin.
Ahmed Musa ishte ai që shënoi pas ndihmës së Victor Moses në minutën e 49-të duke i dhënë epërsinë Nigerisë. Supergol nga Musa.
Islanda nuk arriti as se si të krijonte raste për barazim dhe nigerianët vazhduan me sulme duke qëlluar shtyllën dhe duke kërkuar fuqishëm golin.
Ahmed Musa në minutën e 75-të sërish pas një mjeshtrie të treguar në zonë duke mposhtur edhe portierin shënoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi. Goli i katërt rresht i Musas dhe i Nigerisë në Kampionate Botërore.
Sigurdsson humbi penaltinë 10 minuta pa përfunduar takimi, duke mos pasur më fare gjasa për t’u kthyer në lojë.
Me këtë fitore, Nigeria ka mbajtur veten në lojë për kualifikim, e po ashtu edhe Argjentinën.
Tash, Nigeria ka tri pikë në vendin e dytë, kurse Argjentina ka një pikë në vendin e tretë, po aq sa Islanda në vendin e fundit. Argjentina dhe Nigeria luftojnë për kualifikim në përballjen direkte të Grupit D, kurse Islanda ka gjasa matematike nëse mposht Kroacinë në ndeshjen e fundit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K8Uj895I-Bw
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...