Nigeria ka arritur të kualifikohet në Kupën e Afrikës pasi mposhti kombëtaren e Afrikës së Jugut pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Golin e parë në ndeshje e shënoi në minutën e 67-të me anë të Troost-Ekong nga penalltia.
Nigeria shënoi gol përmes Osimhenit mirëpo goli u anulua për shkak të një faulli.
Ishte minuta i 90-të kur u akordua një tjetër penallti, por tani në të mirë të Afrikës së Jugut, ku në gol e konkretizoi Mokoena.
Gjatë vazhdimeve gola nuk pati dhe ndeshja shkoi në penallti.
Nga 11 metra më të saktë u treguan nigerianët, që fituan me rezultat 4-2.
Kështu, kombëtarja e Nigerisë është finalisti i parë i Kupës së Afrikës
Në finale do të përballen me fituesin e ndeshjes ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Kongos./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...