Nicolas Pepe nuk është që ka pasur një periudhë të mirë qysh pas transferimit te Arsenali verën e kaluar për një numër të madh të hollash.
Ish lojtari i Lilles dukej se kishte problem të adaptohet në futbollin anglez dhe ka bërë disa paraqitje jo aq të mira deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Pepe ishte shpëtimtari i Arsenalit mbrëmjen e së enjtes.
NICOLAS PEPE HAS DONE IT AGAIN! ?
He rips a free-kick into the top corner in added time to snatch all three points!
Sensational strike! ? pic.twitter.com/HLZ6NVZjaU
— Football on BT Sport (@btsportfootball) October 24, 2019
“Topçinjtë” ishin në disavantazh për 2 me 1 ndaj Vitoria SC në Emirates derisa kishin mbetur edhe 10 minuta për tu zhvilluar.
Por, Pepe u inkuadrua nga bankina dhe realizoi dy supergola nga gjuajtjet e lira për të shpëtuar Arsenalin nga një tjetër disfatë tronditëse.
Pas paraqitjes së shkëlqyer si një zëvendësues të enjten, Pepe i ka siguruar vetën një vend në formacionin e javës në Evropa Ligë.
Duke marrë parasysh se Pepe luajti për vetëm 15 minuta të enjten, anësori besohet të jetë startues në ndeshjen e së dielës.
Skuadra e Unai Emery do të luaj në shtëpi ndaj Crystal Palaces ndeshjen e tyre të tretë brenda më pak se një jave./arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media