Nicolas Pepe ka gjetur portën në një formë të mrekullueshme te Arsenali mbrëmjen e sotme (e enjte).
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili është transferuar në Emirates nga Lille për 80 milionë euro, ka shënuar një gol vërtetë të bukur ndaj Victoria Guimaraes, shkruan portali arbresh.info.
Vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në fushë, Pepe me një goditja spektakolare nga gjuajtja e lirë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar gjithçka për 2 me 2 në Emirates.
Ky ishte goli i dytë për anësorin në fanellën e Arsenalit.
Ndeshja mes dy skuadrave luhet në kuadër të xhiros së tretë në fazën e grupeve në Evropa Ligë./arbresh.info/
Nicolas Pepe – 80′
https://twitter.com/FlFAWC2018/status/1187468679555895296
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?