Nicolas Pepe ka kompletuar transferimin tek Villarreali teksa një kapitull i ri në karrierë po fillon për ish-sulmuesin e Arsenalit.
Pepe ka arritur marrëveshje me Villarrealin, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare pasi mbeti lojtar i lirë pas një periudhe të shkurtër në Turqi te Trabzonspori.
29-vjeçari ka shënuar pesë gola në 19 ndeshje në Turqi ndërsa tani në Spanjë do të synojë që ta ‘ringjallë’ karrierën e tij.
Duke kompletuar transferimin tek njëra nga pesë ligat më të mira në Evropë, Pepe ka edhe një herë tjetër mundësinë për t’u dëshmuar në nivelet më të larta.
Lëvizja e tij prej 72 milionë eurosh tek Arsenali mund të mos ketë funksionuar për asnjëerën palë, por natyrisht ai është një lojtar i talentuar dhe ka ende për të dhënë nga vetja.
Ani pse është cilësuar si dështim për kohën e kaluar tek ‘Topçinjtë’, Pepe numëron 112 paraqitje për klubin anglez duke kontribuar në 48 gola, ai po ashtu ka shënuar 10 gola në 46 ndeshje për Bregun e Fildishtë.
Pas prezantimit të tij zyrtar, Pepe do të nis punën menjëherë me Villarrealin, ndërsa ‘Nëndetësja e Verdhë’ do të ketë edhe dy ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit.
Ata do të ndeshen me Borussia Dortmundin dhe Brightonin para se të nisin sezonin me ndeshjen hapëse ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...