Interesimi nga Reali i Madridit dhe Barcelona e gëzon, por Nico Williams qëndron me këmbë në tokë. Dhe është i fokusuar plotësisht tek Athletic Bilbao.
Sulmuesi i majtë, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Spanjës, po bën shumë mirë tek ekipi i zemrës. Aty ku luan bashkë me vëllanë e tij, Inakin.
Baskët e drejtuar nga Ernesto Valverde renditen në vendin e pestë në La Liga, duke qenë për momentin në zonën Euro.
Rreth zërave që e lidhin me dy klubet e mëdha spanjolle, Nico u shpreh: “Nëse skuadra të mëdha si Barça, Real Madrid apo klube angleze po më vëzhgojnë do të thotë se po e bëj mirë punën time.
Unë jam i qartë për vendimin që dua të marr, por në fund kjo është diçka për të cilën mendojnë agjentët e mi. Të cilët kanë qenë me mua që kur isha 11 vjeç. Dhe ata janë prindërit e mi dhe vëllai im”, theksoi Nico Williams.
21-vjeçari është rritur në akademinë e klubit bask dhe ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në verën e vitit 2024. Në mungesë të rinovimit, ai pritet të shitet gjatë merkatos dimërore./ss
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
Finlanda: Anëtarësimi në NATO e vetmja garanci e besueshme a...