Google ADS

Nico Williams gjithnjë e më larg, Barcelona mendon për sulmuesin e Juventus

16:48 | 6 Gusht 2024
KRG

Sa më shumë kalojnë ditët aq më tepër Federico Chiesa është një cështje brenda Juventusit. Drejtuesit, të mbështetur nga trajneri e kanë nxjerrë jashtë projektit. Zonja e Vjetër është gati ta shesë për një shifër nga 15-20 milionë euro. Nuk do të jetë e lehtë, me lojtarin që ushtron presion për të qëndruar në nivele të lartë me një pagë të rëndësishme, të paktën 5 milionë euro.

Agjenti i tij Fali Ramadani, prej javësh po përpiqet t’i gjejë Chiesës një destinacion, dhe sipas të përditëshmes katalanase Sport ka cuar kandidaturën e anësorit te Barcelona, klub që kishte negociuar me të një vit më parë.

Një kandidaturë që mund të përfitojë terren, duke parë nevojën e blaugranave për të siguruar një anësor, edhe pse në krye të listës së axhendës së drejtorit sportiv Deko është Nico Williams.

Drejtuesi i lindur në Brazil që këto orë po punon për transferimin e Dani Olmo, nuk e ka të lëhtë pasi duhet të bëjë llogaritë me dëshirën e sulmuesit të Athletic Bilbao. Nico Williams duket i orientuar për të vazhduar edhe për një sezon me baskët.

Në këtë mënyrë mund të hapet një portë te Barcelona për Chiesan, që në ditët e kaluara ka refuzuar ofertat e Al Ahli dhe Besiktas. 26 vjecari është në pritje, pa përjashtuar mundësinë për tu larguar në 2025 me parametra zero, ndoshta me destinacion Interin.

Në Itali Federico Chiesa i pëlqen Romës, Lazios dhe Napolit. Një shkëmbim me Raspadorin nuk është për tu përjashtuar. Ndërkohë pavarësisht se si do të përfundojë cështja e Chiesës Juventus do të marë dy përforcime në krahët, Galeno dhe Coincecao i Portos janë në krye të listës./Ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme