Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Nico Rosberg, ka mohuar sot kategorikisht mundësinë e një rikthimi në pistë, pas një viti pushim.
Deklaratë që erdhi pas fjalëve të shefit të Mercedes, Toto Wolff, se piloti gjerman mund të rikthehet sezonin tjetër për të pilotuar një Ferrari.
Ai tha gjithashtu se tërheqja e Rosberg erdhi si pasojë e stresit të madh që ka kaluar nga beteja me Lewis Hamilton.
Menjëherë ka ardhur replika e Rosberg, që për mediat tha: “Jo, nuk do të kthehem kurrë më në garat e Formula 1. Karriera ime në garat e Formula 1 është mbyllur përfundimisht. Nuk kam asnjë stres dhe jam krenar për rezultatet e mia, për atë që kam arritur në pistë. Por për mua Formula 1 tashmë i përket se shkuarës. Në të ardhmen dua të provoj eksperienca të reja”, u shpreh Nico Rosberg, ish-pilot i Mercedes.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...