Në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio, ekspedita e Kinës arkëtoi deri më tani nëntë medalje të arta. Dy prej tyre i takuan Li Fabinit, i cili vendosi rekord të ri olimpik në peshëngritje, në kategorinë deri më 61 kg.
Ai fitoi në dy disiplina, në të parën ngriti 172 kg dhe në të dytën, 313 kg. Sportisti 28 vjeçar nga Kina, në një moment të garimit solli të qeshurat për publikun e paktë në këtë gara, kur vendosi që të me një këmbë të mbajë peshën fituese.
Mediat në Japoni raportuan se sportisti nga Kina ka shfrytëzuar stilin “Flamingo” me qëllim që të përmirësojë barazpeshën dhe të fitojë në këtë konkurencë garash.
“Ishte një gabim momental. Për pak do të humbisja barazpeshën, mirëpo kam punuar shumë në këtë skenar gjatë stërvitjeve”, është shprehur ai.
“Jam i vetëdijshëm se është argëtuese, mirëpo këshilloj që mos të ekzekutohet, pasi që sjell një rrezik të madh të lëndimit”.
Chinese weightlifter wins gold – on ONE LEG: Li Fabin uses ‘flamingo’ style to correct his balance and secure victory pic.twitter.com/YIrCeE8Atm
— CSTV_GH (@cstv_gh) July 26, 2021
“Kam një bazë të fortë dhe shumë kam punuar për këtë lëvizje,” ka shtuar mes tjerash Li, i cili të njëjtën e ka bërë në Kampionatin e Azisë, në vitin 2017. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit