Mesfushori i Chelsea-s, N’Golo Kante nuk do largohet këtë verë, ngase nuk është duke konsideruar mundësinë të largohet nga “Stamford Bridge”.
29-vjeçari edicionin e kaluar vuajti nga lëndimet duke bërë vetëm 22 paraqitje në ligë, derisa ka edhe tri vite kontratë të mbetur, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari ishte i lidhur me largimin nga Chelsea dhe ribashkimin me Antonio Conte, i cili provoi ta transferonte të Inter-i.
Sidoqoftë, sipas Telefoot, Chelsea nuk synon ta shesë mbrojtësin defensivë dhe dëshira e lojtarit mbetet qëndrimi të klubi londinez.
Chelsea nga ana tjetër është duke provuar transferimin e portierit Edouard Mendy dhe mesfushorit Declan Rice./arbresh.info.
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...