Interi po kërkon të përforcohet gjatë merkatos së verës me sulmues, teksa Paolo Dybala është i përfoluri i madh në këtë mes, me argjentinasin që mund të transferohet si lojtarë i lirë.
Interi akoma nuk ka bërë hapin e madh për të nënshkruar me Dybalan, pasi një skenari i mundshëm me Romero Lukaku duket se ka detyruar bisedimet mes palëve të ngecin.
Nerazzurrët konsiderohen si favorit për nënshkrimin e tij, megjithëse ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Megjithatë, sipas “Il Corriere dello Sport”, Interi po pret të shohë nëse kthimi i Lukakut në San Siro këtë verë është i zbatueshëm.
Sulmuesi belg ishte “Lojtari i Vitit” në Serie A pasi Interi fitoi titullin në sezonin 2020/21, por u largua në fund të sezonit për t’iu bashkuar Chelseat, ku ai ka luftuar për t’u imponuar.
Një raport i së shtunës mbrëma sugjeroi se ai ishte i hapur ndaj çdo gjëje që duhej për të detyruar një lëvizje – madje duke e ulur pagën e tij në gjysmë. /f.a/abcnews.al
Amorim flet për gjendjen e Bruno Fernandesit
Haradinaj prezanton kandidatët nga Mitrovica: Do të rikthejm...
Bajrami: Me 12 miliardë buxhet, Vetëvendosje s’e ka asnjë pr...
Ndërtimi i shëtitores në Pogradec, Rama: Segmenti rrugor “Tu...
Ismajli në formacionin e muajit në Serie A
Pacolli: Ibrahim Rugova, një lider i vërtetë që udhëhoqi me ...