Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë në sfidën në transfertë ndaj Francës, nuk ishte e vetmja gafë nga organizatorët. Teksa kërkonte ndjesë për incidentin, ishte spikeri i stadiumit të “Stade le France”, i cili në vend që t’i kërkonte falje Shqipërisë, përmendi emrin e Armenisë, duke bërë kështu një dopio-gafë, transmeton “Panorama Sport”.
Por, është pikërisht personi i quajtur Maks, i cili prej vitesh është spiker i stadiumit, që ka rrëfyer për “L’Equipe” makthin që përjetoi ato momente kur ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, si edhe kohët e vështira ditë pas asaj gafe, deri tek ndeshja tjetër që Franca luajti mbrëmë, ndaj Andorrës.
GABIMI – Nuk më ka ndodhur kurrë në më shumë se 500 evente sportive. Bëra një gabim të madh. Të jem i sinqertë, nuk e dëgjova veten duke e thënë diçka të tillë. E kuptova vetëm pasi më thanë të tjerët minuta më vonë. Truri im ishte bllokuar në ato momente. Me zor po prisja ndeshjen e mbrëmshme me Andorrën. Njerëzit mendonin se mos do futesha sërish në panik, por unë doja një ndeshje tjetër. Isha i paduruar për ta ndrequr, dhe nuk kam fjetur për ditë.
PASOJA – Diskutuam me drejtues të federatës, por gjithçka ishte normale. Nuk është se më pritën me ndonjë “armë” që tek dera. Të gjithë u treguan shumë të mirë me mua. Prioritet ishte që të kalonim me sukses ndeshjen me Andorrën dhe gjithçka skoi mirë. Gjithsesi, ai gabim më mbetet në mendje. Andorra më lejoi ta kaloj atë situatë, dhe të mos e mbaj më mendjen aty.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...