Manchester United ka luajtur mbërmë ndeshjen e tretë në kuadër të Champions League, ndaj danezëve të Copenhagës, ku realizuan fitore me rezultat të ngushtë 1-0.
Kjo ishte fitorja e parë këtë sezon në CHL, për ‘djajtë e kuq’, njëkohësisht kjo fitore i mban në lojë për kualifikim tutje, shkruan Arbresh.info.
Golin e fitores për United e shënoi Harry Maguire në minutën e 72-të.
Por ky gol mund edhe të mos vlente fare, po mos të ishte Andre Onana.
Në minutën e shtatë të kohës shtesë u akordua penallti për Copenhagen, por që lojtari suedez Larsson gaboi nga pika e bardhë, duke mos arritur të evitoj humbjen.
Penalltia u prit nga Onana kështu që u bë një hero nga zero në Manchester, pas atyre gafave që bëri në dy ndeshjet e para të CHL, ndaj Bayernit dhe Galatasaray, shumica e fajësonin Onanën për ato dështime.
Portier kamerunas u shpreh i lumtur, pas ndeshjes dhe beson që do të vazhdojnë me rezultate pozitive.
“Ne jemi Manchester United. Ne jemi një klub i madh, lojtarë të mëdhenj. Është vetëm çështje kohe, tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshim se do t’ia dalim”, deklaroi Onana.
Ai tha edhe disa fjalë për veten e tij.
“Unë thjesht po bëj punën time që më takon”, ka thënë Onana për TNT Sports pas ndeshjes.
Kujtojmë se pas kësaj fitore Manchester United është në vendin e tretë me tre pikë, në grupin A, në të cilin prinë Bayerni me nëntë pike, e dyta është Galatasaray me katër pike, kurse e një pikë e fundit është Copenhagen./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030