KF Trepça’89 ka njoftuar me anë të një komunikate për media se ka transferuar lojtarin e saj Arb Manaj në FC Ankara Keciörengücü
Sipas kësaj komunikate, kryesia e klubit të tyre ka udhëtuar në Ankara ku kanë qenë prezentë në finalizimin e këtij transferi.
“Arb Manaj që prej momentit të transferimit tek KF Trepça’89 angazhimi i tij ishte i pandalshëm, puna e pa lodhshme, disiplina dhe karakteri ishin gjithmonë në nivelin më të lartë, gjithashtu puna e pa lodhshme e Presidentit të klubit z.Abedin Zeka që në çdo moment e përkrahte lojtarin dhe e shtynte atë drejt limiteve të tij”, shkruan në komunikatë.
Edhe Arb Manaj ka falënderuar klubin dhe kryetarin Abedin Zeka.
“E falënderoj shumë presidentin e klubit z.Abedin Zeka sepse erdhi personalisht me mua në Turqi për të finalizuar gjithçka rreth kontratës dhe që të qëndroj afër në çdo hapë, jam mjaftë i lumtur dhe shpresoj që kam hedhur hapin e duhur”, ka thënë ai.
FC Ankara Keciörengücü garon në TFF First Ligë apo kategoria e dytë e futbollit turk.
Për momentin skuadra është në vendin e gjashtë të kësaj lige me 7 pikë. /GazetaExpress/
Komunikata e Trepçës
https://www.facebook.com/KFTrepca89/posts/1780465058767876
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...