Viteve të fundit, futbollistët kosovar kanë pushtuar Evropën, me daljen e tyre nga Superliga e Kosovës.
Njëri ndër këto raste është edhe ai i Meriton Korenicës i cili aktualisht është pjesë e Clujit të Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Një skuadër e fortë e cila garon për titullin kampion dhe Kupën e Rumanisë, për çdo vit. Gjithashtu zakonisht bën pjesë edhe në gara evropiane.
Korenica tek Cluji u transferuar këtë verë nga skuadra turke Manisa dhe është duke treguar një formë të mirë tek rumunët.
Tashmë e dimë se raportet Kosovë – Rumani në rrafshin e futbollit kanë ndryshuar për të keq pas ngjarjeve të fundit këtyre viteve ku kombëtaret u takuan fillimisht në kualifikimet për Euro 2024, pastaj edhe në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në një intervistë për Arbresh.info, ylli kosovar, ka folur për transferimin e tij, objektivat si dhe të ardhmen tek kombëtarja.
Ai fillimisht për pritjen që ia kishin bërë bashkëlojtarët pas transferimit tek Cluji.
“Pritja ka qenë shumë e mirë , Jam ambientuar shumë shpejt me ekipin , më kanë pritur shumë mirë si stafi ì trajnerëve ashtu edhe lojtarët”, tha fillimisht Korenica.
28-vjeçar tutje tregoi edhe për objektivat që ka me skuadrën e tij këtë sezon.
“Objektivat këtu gjithmonë janë të mëdha sepse është një ekip shumë i madh këtu në Rumani dhe kërkon gjithmonë titullin dhe kupën, forma ime po vazhdon te jete e mire dhe shpresoj te vazhdoj ende me shumë t’i ndihmoj ekipit”, shtoi ai.
Për futbollistin nga Rahoveci, muajt e fundit kanë qenë mjaft të vështirët pasi me jetë po luftonte babai i tij. Ai humbi jetën pas një beteje të fortë më një sëmundje të rënde, teksa për Korenicën ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë.
“Kore” me babain ka pasur një lidhje të fortë por ai premton se nuk të dorëzohet asnjëherë pavarësisht kësaj humbje.
“Është e vështirë pasi është personi që më ka përkrahur dhe më ka kritikuar gjithmonë. Andaj gjithmonë ka dashur që unë të jap maksimumin të punoj shumë e të mos dorëzohem”, u shpreh 28-vjeçari.
Progresi që po bën kombëtarja e Kosovës në futboll dhe rezultatet pozitive pavarësisht formës së mirë të tij, Meritoni nuk është duke i shijuar nga afër pasi nuk po ftohet nga selektori Foda.
Pavarësisht kësaj ai e merr me sportivitet mosftesën e gjermanit, teksa thekson se gjithmonë do të jetë i gatshëm për kombëtare.
“Për momentin jam këtu dhe jam fokusuar vetëm këtu njëherë , por për te gjitha oferta klubi është ai që vendos. Do të jem i gatshëm gjithmonë për Kombëtaren, shpresoj që shumë shpejt te jem pjesë e kombëtares përsëri”, përfundoi ish-futbollisti i Ballkanit.
Sezonin e kaluar, ai e nisi tek Manisa, por shkak u bën disa probleme me shëndetin e babait të tij dhe ai u kthye në Kosovë në janar, ku rinisi aventurën e tij tek Ballkani.
Me suharekasit ai triumfoi në Superligën e Kosovës si dhe ishte fitues i Kupës.
Ndërsa me Clujin këtë sezon, Meriton Korenica ka luajtur gjithsej 27 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar pesë herë dhe ka dhuruar dy asistime.
Ndeshjen e radhës, Korenica me shokë e luajnë sot ndaj Oteful në kuadër të Superligës së Rumanisë me fillim nga ora 14:00./Arbresh.info/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...