Pas lajmit për lëshimin e mandatit të arrestit për Presidentin e PAOK-ut, Ivan Savidis, për atë incident të rëndë që u shënua në fushën e blertë ku Savidis shkaktoi jo pak tension gjatë supersfidës me AEK-un Athinës, teksa pushtoi fushën e blertë me pistoletë në brez, duke kërcënuar gjyqtarët për një gol të anuluar ngjarja bëri xhiron e botës.
Por kush është personi që krijoi gjithë këtë situatë që ngjason me një skenë filmi thriller. Ivan Savidis ka lindur në 1959-ën në Gjeorgjinë e Republikës Sovjetike. Aktualisht ai mban dynështetësi atë ruse dhe greke.
Më parë se të merrte drejtimin e klubit grek të PAOK-ut, në vitin 2012, ai drejtonte ekipin rus të Rostov.
Më një të shkuar politike ku ka qënë pjesë e Parlamentit rus dhe në fushën e biznesit ai është një prej personave më të pasur në Rusi njëherazi ndër personat më të afërt të Presidentit Rus Vladimir Putin.
Aksioneri kryesor i klubit të PAOK-ut Ivan Savidis ka një të shkuar ushtarake në rradhët e ushtrisë ruse ku ka mbajtur gradën e rreshterit. Shkollimi i tij i njeh diplomën e ekonomistit.
Bizneset e tij kanë qënë të shtira në disa sektorë.
Ka qënë President i kompanisë së cigareve Donskoy Tabak, për të marrë më pas postin e drejtorit ekzekutiv në «AgrokomGroup»,themeluar në 2004. Kompani për distribucionin e mishit peshkut dhe bujqësisë. Në pronësi të tij janë regjistruar dy komplekse hotelesh, një komani telekomunikacioni si dhe menaxhimi i portit të qytetit të Selanikut. Emrin tij e mban edhe një fondacion bamirësie që merret kryesisht me restaruimin e objekteve të kultit ortodoks si dhe promovimin e projekteve kulturore, arsimore, shkencore dhe punëve kërimore.
Savvidis gjithashtu mbështet financiarisht Federatën Ndërkombëtare të Shahut dhe Federatën Ruse të Bilardos. /Supersport.al/
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...