Ka përfunduar një tjetër fundjavë në kampionatet botërore të futbollit, ku përsëri futbollistët nga Kosova kanë lënë gjurmë.
Padyshim që Florent Muslija është lojtari më në formë i Kosovës, i cili edhe këtë javë ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Paderborn.
Faqja e specializuar për statistika dhe vlerësimet e futbollistëve ‘SofaScore‘ ka zgjedhur top pesë futbollistët nga Kosova me notat më të larta.
Ylli kosovar asistoi në fitoren ndaj Eintracht Braunschweig, derisa pati edhe katër dribilme, katër pasime kyçe si dhe 49 herë preku topin gjatë 77 minutave lojë.
Paraqitje fantastike pati edhe Leart Paqarada në Bundesliga 2 me St Paulin nëfitoren ndaj Arminia Bielefeld ku asistoi në fitore. Paqarada pati edhe gjashtë duele të fituara si dhe tre pasime kyçe.
Ndeshje të mirë pati edhe mbrojtësi David Domgjoni në Ligën e Parë të Turqisë me Manisan ku fituan në udhëtim te Ankara Keciorengucu.
Qendërmbrojtësi tjetër kosovar, Ibrahim Dresevic shkëlqeu në elitën e futbollit turk me Fatih Karagumruk ndaj Antalyaspor, duke marrë notë 7,6.
E me lojë të mirë u dallua edhe Donis Avdijaj që realizoi gol për Hatrbergun në ndeshjen ndaj WSG Tirol. /Telegrafi/
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008