Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, doli sot në konferencë për media para ndeshjes së nesërmen ndaj Ukrainës, në kuadër të Nations League.
Strategu brazilian theksoi se pavarësisht mungesave, ekipi ishte gati për të kërkuar maksimumin nga kjo sfidë, përcjell Arbresh.info.
“Mungesat? Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Evropianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë, por e ribëmë ekipin, por është mundësia për lojtarët e tjerë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje, ata vijnë nga një Europian i vështirë dhe shumë prej tyre nuk kanë bërë pushimet.
Hoxha? Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne, kemi edhe një stërvitje këtë pasdite, nesër paradite diçka të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, ai nuk e ka nisur ende një ndeshje, e kemi afruar në mars, për dy miqësore se ne e kemi parë. Ai e nisi rrugëtimin e tij aty. Janë hapa, avash-avash, e rëndësishme është të rritet në një ekip. Nuk është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona. Ai është i rëndësishëm për ne, si të tjerët.
Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Rebrov është i aftë, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Çeparov, Mudrik, dy qendra, portieri… Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë, duhet ta përballojmë fizikisht se është skuadër e vështirë dhe shumë teknike.
MERKATOJA E FUTBOLLISTËVE TË KOMBËTARES- “Po jam i kënaqur. Vazhdimisht i ndjekim lojtarët tanë. Ka qenë një moment i vështirë i pushimeve, lojtarët kanë pasur presionin e merkatos. Jemi të gjithë të lumtur si staf teknik. Kështu mund të përqendrohen më tepër në ekip. Por që jemi shumë të lumtur.
RIKTHIMI I ENTUZIAZMIT TE FUTBOLLISTËT QË NUK LUAJTËN NË EVROPIAN – “Kjo është puna e kombëtares. Kam pasur fatin të punoj edhe te Brazili. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve.
SKEMA- “Ne për 1 vit e gjysëm kemi luajtur me 4-3-3 dhe 4-2-3-1. Ne i përshtatim skemat sipas karakteristikat që kemi te lojtarët. Mund të punojmë edhe me skemën 4-4-2. Seferi mund të bëjë rolin e një sulmuesi të distancuar. Uzuni mund të luajë sulmues qendror. Kemi lojtarë të fortë. Duke njohur karakteristikat e lojtarëve mund të përshtatim edhe skemat.
Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë