Mario Gozte, Dries Mertens dhe Edinson Cavani janë disa nga lojtarët në listën e gjatë që janë duke kërkuar skuadër të re për sezonin e ardhshëm.
Tre lojtarët kanë biseduar me klubet momentale, por assesi nuk kanë arritur të rinovojnë kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Daily Star Sport ka zbuluar të gjithë lojtarët që do t’iu skadojë kontrata në verën e ardhshëm dhe janë duke kërkuar skuadër të re për një tjetër sfidë.
Mario Gotze
Gotze ka dështuar të gjejë formën e duhur te Dortmund që prej largimit nga Bayern Munich në vitin 2016, ndërsa pozitën e tij në formacionin e parë e mban Jadon Sancho që është në super formë.
Minutazhi i vogël ka bërë që gjiganti gjerman të mos e dojë në skuadër dhe do e largojë gjatë verës, pavarësisht që nuk do fitojë para, Milan dhe Roma mbesin dy skuadrat kryesore që mund të jenë destinacioni i radhës për gjermanin.
Dries Mertens
Mertens që nga viti 2013 ka qenë një ndër lojtarët më të mirë te Napoli duke shënuar plotë 129 gola.
Mirëpo, kontrata e tij ka ardhur drejt fundit, andaj nuk mund të largohet dhe mbetet i lidhur me kalimin te Chelsea.
Ekzistojnë raportime se belgu është duke menduar rinovimin e kontratës dhe ndeshja e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës ka rëndësi të madhe.
Edinson Cavani
Cavani te PSG është që disa vite dhe ka hyrë në histori të klubit duke shënuar më së shumti gola te gjiganti francez, mirëpo transferimet si Neymar, Mbappe dhe Icardi ka bërë që uruguaiani të humbasë rolin në skuadër, andaj në verë do i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.
Atletico Madrid mbetet skuadra favorite sepse gjatë janarit thuhet se ka refuzuar kalimin te United dhe Chelsea.
Thomas Meunier
Meunier është lojtari tjetër që ka humbur pozitën te PSG.
Belgu ka bërë vetëm 24 paraqitje për klubin në katër sezonet e fundit, andaj planifikon largimin, ndërsa transferimi te Borussia Dortmund është mundësi mjaftë e madhe.
Layvin Kurzawa
Lojtari i tretë në listën e PSG-së që do largohet është Kurzawa që këtë sezon ka ndarë pozitën me Juan Bernet.
27-vjeçari është i lidhur me transferimin te Arsenal, mirëpo në javët e fundit mediat spanjolle kanë zbuluar se edhe Barcelona ka interesim.
David Silva
Ylli i Manchester City-t e ka bërë të qartë se do largohet pas plotë nëntë viteve në “Etihad”.
Pavarësisht që është 34-vjeçar, Real Betis dhe Vissel Kobe kanë interesim, ndërsa favoriti është klubi i David Beckham, Inter Miami./arbresh.info.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon