Pasioni i madh për klubin të shtynë të bësh gjëra që asnjëherë nuk i paramendon.
Një histori shumë interesante është edhe ajo e një tifozi mitrovicas i cili jeton dhe vepron në shtetin e Fracnës, shkruan Arbresh.info.
Emri i tij është Irfan Ceroviku, ai ka bërë diçka që mëherët pak njerëz e kanë bërë.
Ai ka udhëtuar nga Lyoni për në Dijon me biçikletë për ta përkrahur skuadrën e tij të zemrës në basketboll, Trepçën e cila luan sot sfidën hapëse në Fiba Europe Cup.
Irfani ka bërë një rrugë prej 250 kilometrash me biçikletën e tij.
Por ky udhëtim nuk i ka shkuar dëm atij, gjatë ditës së sotme skuadra mitrovicasve ka ftuar atë në stërvitjen para ndeshjes teksa edhe i ka dhuruar fanellën e kapitenit Anes Gashi.
“Në ndeshjen e sontme në Dijon të Francës do ta kemi përkrahjen e dhjetëra tifozëve tanë. Njëri prej tyre këtë herë është pak më i veçantë. Bashkëqytetari ynë, Irfan Ceroviku, ka bërë rrugë prej 250 kilometra me biçikletë për të qenë afër skuadrës së zemrës në këtë ndeshje të rëndësishme në FIBA Europe Cup. Ai ka udhëtuar nga Lyoni për në Dijon me biçikletë, udhëtim që zgjati mbi 13 orë e gjysmë. Jemi të lumtur që kemi tifozë të tillë pasionantë në çdo vend evropian. Në shenjë respekti, KB Trepça ia dhurojë Irfanit fanellën e kapitenit të skuadrës, Anes Gashit”, ka shkruar Trepça në rrjetin social Facebook.
Sfida mes Trepçës dhe Dijonit luhet sonte me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...