‘Nga lloçi i Kosovës’ në grupet e Champions League

23:11 | 27 Gusht 2024
D.H

Sparta Prague ka fituar edhe në ndeshjen e dytë ndaj Malmos me rezultat 2-0 në kuadër të play-offit për kualifikim në Champions Leagu.

Pas kësaj fitore skuadra çeke ka arritur kualifikimin historik në Champions League, shkruan Arbresh.info.

Pjesë e këtij suksesi janë edhe dyshja kosovare Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani, madje ky i fundit debutoi me gol sonte tek skuadra e tij e re.

Rrahmani u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të dhe shënoi vetëm pas 10 minutave gol duke ia vulosur fitoren çekëve.

Kujtojmë se Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi janë rritur në futbollin kosovar, duke qenë pjesë e skuadrave me nam në elitën tonë, teksa muajin e ardhshëm do të luajnë në ligën më të fortë në botë për klube.

Rrahmani kulmin e karrierës e pati në sezonin 2022/23 kur shënoi 20 gola në Superligë dhe u transferua tek Rapidi i Bucurestit në Rumani.

Aty kaloi një sezon fantastik dhe menjëherë ra në radarin e gjigantit çek Sparta Prague ku edhe tani luan.

Ballkanit ‘ia pa hajrin’ edhe Krasniqi ku zhvilloi performanca të shkëlqyera në Conference League në sezonin 2022/23.

Aty ku ra në sy të Clujit dhe menjëherë në janar të vitit 2023 u transferua tek rumunët, aty kaloi një sezon e gjysmë aty dhe verën e kaluar u transferua tek Rapidi i Bucurestit.

Teksa sikurse Rrahmani edhe Krasniqi këtë verë lëvizi në drejtim të gjigantit çek, Sparta Prague./Arbresh.info

Të ngjashme