Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti të shënoi fitore të thellë ndaj Qipros me rezultat 4-0, mirëpo kjo fitore ishte e vetmja gjë pozitive nga dy ndeshjet e para të “Dardanëve”, për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Si në çdo fillim kampanje, optimizmi në kampin Dardan ishte i madh dhe atmosfera në skuadër ishte e mrekullueshme.
Por, kjo ishte vetëm një qetësi para stuhisë që do të kaplonte kampin e “Dardanëve” pas ndeshjes me Rumaninë.
Pas gjithë atyre pritshmërive për një rezultat pozitiv në ndeshjen me rumunët, Kosova u mposht bindshëm 3-0, para rreth 13 mijë tifozëve të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Atëherë kur të gjithë prisnin fjalët e përzgjedhësit Foda dhe llogarinë për këtë humbje ‘turpëruese’ në tokën dardane, ai zgjodhi të hesht.
Është obligim nga trajneri dhe lojtarët që të flasin pas ndeshjes për media, por ata zgjodhën një tjetër rrugë, përveç kapitenit, i cili u detyrua të flasë, lojtarët tjerë largoheshin kokulur drejt autobusit duke mos thënë fjalë.
Për teknikun gjerman kjo nuk ishte hera e parë që e bënë një gjë të tillë, pasi ai u largua pa thënë asnjë fjalë edhe kur Kosova u mposht në miqësore nga Norvegjia 3-0, disa muaj më parë.
Këtu fitoi një zhurmë e madhe në opinion sportiv, e cila do të merrte jehonë edhe më të madh dy ditë më vonë.
Pak para nisjes së Kombëtares në Qipro, plasi bomba tjetër.
Federata e Futbollit të Kosovës doli me njoftim zyrtar ku përjashtoi tre futbollistë nga kombëtarja.
Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe gardiani i portës Aro Muric ishin të përjashtuar nga kampi dardan për arsye se sipas FFK-së kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Në media u përhapën shumë versione për përjashtimin e tyre, ndërkohë reagimet e portierit të Kosovës dhe ylli të Lille, nuk munguan ku i quajtën “fake news”, gjitha lajmet për ta.
Madje, Zhegrova nuk e la me aq fshiu postimin e fundit pas ndeshjes që e postoi me Rumaninë dhe i bëri ‘unfollow’, FFK-së.
Ndërkohë portieri Muric, përveç reagimit largoi postimit e tij me fanellën dardane.
I vetmi që heshti ishte Florent Muslija, i cili nuk e tha as edhe një fjalë dhe nuk bëri asnjë veprim të vetëm.
Pas kësaj plasje të bombës, shumëkush dëshironte ta dinte arsyen e së vërtetës së përjashtimit të tre lojtarëve kyç të kombëtares.
Por, sërish Foda dhe Federata nuk dhanë detaje.
Një konferencë ishte paralajmëruar para ndeshjes me Qipron i cila për çudi zgjati vetëm 4:59 minuta, madje nuk u dha asnjë detaj për treshen e përjashtuar.
Heshtja ishte sërish zgjedhja e Franco Fodas.
Ai zgjodh këtë mënyrë dhe vazhdoi punën e përgatitjet për Qipron.
Pas gjithë këtyre skandaleve ‘një dritë po shihej në fund të tuneli’, Kosova fitoi bindshëm ndaj kombëtare modeste 4-0.
Një shenjë pozitive përveç rezultatit erdhi edhe nga tre lojtarët e përjashtuar të cilët postuan nga një ‘instastory’ duke mbështetur kombëtaren ani pse i larguan.
“Dardanët” u këndellën e kjo i bëri mirë edhe trajnerit gjerman, i cili foli shumë shkurt për lojtarët e përjashtuar.
“Federata e ka dhënë një prononcim dhe unë dhe ekipi jemi përqendruar vetëm tek loja me Qipron”, tha ai.
Fitorja me Qipron u arrit, tri pikët e para u arkëtuan, mirëpo ky ka qenë një ndër grumbullimet me turbulencat më të mëdha që nga pranimi në UEFA dhe FIFA.
Në kampin ‘Dardan”, ka pasur edhe më herët keqkuptime të vogla të cilat kanë qenë të menaxhuara apo të cilat nuk është publikuar në media për hir që të mos prishet atmosfera në kombëtare para ndeshjeve.
Por, kjo ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe pasojat mund të jenë më afatgjatë.
Kosova mund të hup tre yjet e ekipit për të ardhmen derisa sa grumbullimi i tetorit pritet t’i thotë të gjitha.
Kujtojmë se Edon Zhegrova ka pasur telashe edhe më përpara me FFK-në, shkak i disa deklaratave të tij.
Por, nga mos transparenca për media dhe heshtja për çdo lloj skandali sado i vogël apo i madh të jetë ai po ngrihen shumë pikëpyetje të mëdha në futbollin kosovar dhe se e ardhmja askush nuk e di se ku do të na çoj.
Derisa grumbullimi i ardhshëm i ‘Dardanëve’ do të jetë në muajin tetor për dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve ndaj Lituanisë në udhëtim dhe Qipros në Fadil Vokrri./Arbresh.info/
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...