Një organizimin madhështor do të zhvillohet, teksa në vendin tonë, më 10 janar, do të luhet një miqësore me pjesëmarrjen e veteranëve të Kombëtares shqiptare, atyre të Italisë kampione bote në 2006-n, veteranëve të Turqisë pjesëmarrëse në botërorin 2002, si dhe veteranëve të Greqisë së artë, që triumfoi në “Euro 2004”.
Kjo ndeshje miqësore organizohet nga Andi Lila, me moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”.
Të gjitha të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kjo sfidë do të zhvillohet në 10 janar, në “Air Albania”, duke filluar nga ora 18:00. Vetë Andi Lila përmes postimeve në rrjetet sociale ka zbuluar lojtarët shqiptarë që do të jenë prezentë në fushë.
Ja lojtarët e Shqipërisë:
Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri(Maqedoni e Veriut), Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi(Maqedoni e Veriut) dhe Adrian Aliaj. Trajner do të jetë Ilir Shulku./Panorama/
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...