Nga bilardoja mund të fitosh edhe para, shqiptari pranë fitimtit të 200 mijë dollarëve

00:59 | 28 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Loja e njohur si “9-Ball” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka filluar ngjarjen për çmimin mbi 200,000 dollarësh.

Lojën e kanë filluar 160 lojtarë të cilët konkurruan me njëri tjetrin, e tani kanë mbetur 8 lojtarë, ndër ta edhe shqiptari Klenti Kaçi.

Kjo ngjarje ka filluar më 22 tetor.

Sot në orën 00:30, sipas kohës lokale 18:30, do të luajë Kaçi, i cili është 3 fitore larg për të marrë çmimin e madh.

Klenti Kaçi është 18-vjeçar, e që deri tani nuk ka asnjë humbje.

Kaçi ka filluar të luaj bilardo në moshën 8-vjeçare, ndërkaq në vitin 2013 u propozua për Kampionatin Evropian të meshkujve.

Ai mori pjesë edhe në një turne në Qipro, e pak kohë më vonë filloi të marrë medaljet e para në Kampionatin evropian.

auto_kaci1509134877

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme