Nga babai tek i biri, Sevilla zgjedh kreun e ri të skuadrës

15:22 | 31 Dhjetor 2023
D.H

Gjatë ditës së sotme është zgjedhur presidenti i ri në klubin e Sevillas.

Klubi andaluzian ka zgjedhur kreun e ri, i cili është Jose Maria del Nido Carrasco, shkruan Arbresh.info.

“Bordi drejtues, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj së diele, më 31 dhjetor, miratoi emërimin e Jose Maria del Nido Carrasco si presidentin e ri të Sevillas”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit.

Nuk mungon një falënderim për Jose Castro Carmona, i cili qëndronte në krye të Sevillas prej dhjetorit të vitit 2013.

Gjatë kësaj dekade skuadra fitoi 5 herë trofeun e Europa League.

“Klubi dëshiron të falënderojë Jose Castro Carmona, president deri më sot, për punën e tij drejtuese gjatë dhjetë viteve të fundit”, vazhdon komunikata.

Del Nido Carrasco është një avokat 45-vjeçar, i cili do të qëndrojë 4 vite si president i Sevillas. Ai iu bashkua bordit drejtues të klubit në 2006, kohë kur në krye të klubit ishte babai i tij (2002-2013).

Vite gjatë së cilave Sevilla nisi të shkruante historinë, duke fituar 2 Europa League, 2 Kupa Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Europës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme