Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e parë nesër në Ligën e Kombeve ndaj Rumanisë.
Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media janë paraqitur, përzgjedhësi Franco Foda, futbollisti Vedat Muriqi dhe menaxheri i kombëtares, Bajram Shala, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi dardan, Vedat Muriqi shpreson për rezultat pozitiv.
“Pas shumë kohësh rikthehemi të luajmë në “Fadil Vokrri”, jemi përgatitur maksimalisht dhe e njohim kundërshtarin mirë shpresojmë për fitore dhe tri pikët e para”, tha fillimisht Muriqi.
Tutje ai u ndal edhe tek ndeshja e kaluar me Rumaninë, ku tifozët rumun kënduan kore raciste ndaj Kosovës madje edhe ndeshja ishte ndërprerë.
“Në radhë të parë ankesën e FFK vlerësoj shumë, pasi u ndalu loja një orë apo më shumë. Pa marr parasysh politikës, futbolli duhet të na bashkoj e jo të na largojë të mos e përulim futbollin. Lidhjet politike nuk duhet të na interesuar, mirëpo sa i përket ankesësë e vlerësoj si futbollist pasi ka qenë me vend”, u shpreh sulmuesi i Mallorcas.
“Besojmë shumë në ‘hakmarrje’ brenda vijave kufizuese, nëse fitojmë tre pikeshin kjo ka me qenë një goditje shumë e madhe për ta”, shtoi ai.
AI foli edhe për disa nga bashkëlojtarët e tij, ku theksoi se më formën që e kanë mund të arrijnë të marrin rezultatin që e kërkojnë ndaj Rumanisë.
“Kemi shumë vite që po luajmë me Edonin e Milotin. Jemi në top-formë, siç kemi qenë para dy-tre vjetësh. Kemi potencial të mirë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Nesër shpresoj në fitore sepse është futboll, nuk i dihet. Një gjë e kemi të sigurt. Ne do të japim maksimumin, Edoni apo Vedati, pavarësisht emrave. Nesër do të shohin të gjithë lojë kolektive. Me trajnerin jemi në kontakt. E ka kaluar atë fazën e njoftimit me lojtarët. Tashmë jemi në një fazë që dështimet ka mundësi që na dëmtojnë më tepër, por do të mundohemi të mos kemi dështime. Duam të marrim fitoren e parë sepse është shumë e rëndësishme”.
“Me Albionin, Fisnikun. Kam luajtur me dy sulmues edhe në ekip. Dhe nuk do ta kisha problem të luajmë me dy sulmues. Nuk do ta ketë askush asnjë problem, pavarësisht a luajmë me një apo dy sulmues”, ka potencuar më tej Muriqi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...