Tetë skuadra shqiptare i kanë dhënë fund garave në Europë pas vetëm dy xhirosh, ndërkohë që në garë për të shkuar deri në grupe të Konferencë Ligës kanë mbetur vetëm Ballkani, Shkëndija dhe Shkupi. Ballkani në rrethin tretë ka një skuadër më jo favorite përballë, si Ki Kleasvik, teksa Shkëndija takohet me KuPSin e Finlandës. Shkupi luan në rrethin e tretë të Europa Ligës kundër Shamrock Rovers të Irlandës
11 skuadra shqiptare në Europë, por suksesi i tyre mbetet për t’u numëruar.
Vetëm gjatë natës së sotme nga Europa janë eliminuar 4 skuadra shqiptare, e ku zhgënjimi më i madh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë ku katër skuadra të kësaj lige janë eliminuar nga këto gara.
Partizani ishte skuadra e parë shqiptare që ishte eliminuar nga Saburtalo e Tibilisit me penallti, kurse në rrethin e dytë u eliminuan Vllaznia e Shkodrës, Laçi dhe në fund kampioni Tirana.
Pas tyre mbetet Kosova, ku nga katër skuadra kosovare që ishin për herë të parë në Europë këtë vit, janë eliminuar tri.
SC Gjilani dhe KF Llapi dështuan qysh në rrethin e parë të Ligës së Konferencave pasi që u eliminuan nga dy skuadra pothuajse të barabarta me to, nga FK Liepaja e Letonisë përkatësisht Buduçnosti i Podgoricës.
SC Gjilani humbi me rezultat të përgjithshëm 3-2 kurse Llapi 4-2.
Drita ishte shumë e mirë në rrethin e parë, pasi që e deklasoi klubin finlandez Inter Turku në Prishtinë për ta fituar ndeshjen 3-0 dhe kaluar në rrethin e dytë me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Por në rrethin e dytë kosovarët patën një skuadër 70 milionëshe kundërshtare, e cila hoqi të zinjtë e ullirit për ta eliminuar atë me rezultat 0-2 në Prishtinë këtë të enjte. Në Antwerp, gjilanasit kishin barazuar 0-0.
Por Superliga e Kosovës ende ka një skuadër që i mban ata në Europë. FC Ballkani, kampioni i Kosovës do të luajë ndeshjen e tretë në Europë kundër një skuadre që është 1.2 milionë euro më vlerë më të vogël së ata.
Është fjala për skuadrën kampione të Ishujve Faroe Ki Kleasvik.
Ballkani pasi humbi nga Zalgirisi i Lituanisë u përballë në rrethin e dytë me La Floritan e San Marinos skuadër që e mposhti me rezultat 10-0 në të dyja ndeshjet. Shpresat janë që Ballkani ta eliminojë edhe Ki Kleasvik dhe kështu të arrijë në playoff të Ligës së Konferencës ku do ta mësojë kundërshtarin kampionë më 2 gusht.
Më mirë në këto gara kanë dalë të jenë dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Kampioni i Maqedonisë së Veriut tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në playoff të Konferencë Ligës pasi që do të luajë në rrethin e tretë të Europa Ligës ku do të përballet me Shamrock Rovers. Në rast së Shkupi e kalon Shamrockun, atëherë ata do e sigurojnë pjesëmarrjen në grupe për Konferencë Ligë por do të luftojnë që të kalojnë edhe në grupe të Europa Ligës.
Shkëndija është skuadra tjetër nga Maqedonia e Veriut që ka kaluar në rrethin e tretë të Konferencë Ligës, pasi që sonte fitoi me rezultat të përgjithshëm 5-2 kundër Valmeiras së Letonisë. Shkëndija do të këtë punë me KuPS të Finlandës në rrethin e tretë dhe kështu do të presë për kundërshtarin e radhës në playoff në rast së i eliminon finlandezët.
Skuadra e 11 shqiptare është skuadra e Deçiqit nga Tuzi i Malit të Zi, të cilët u eliminuan më shumë vështirësi në rrethin e parë të Konferencë Ligës nga Dinamo Minski e Bjellorusisë. /GazetaExpress/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...